Një pjesë të konfuzionit që egzsiston në lidhje me simptomt e tumorit të trurit mund t’ua largojmë tani.

Së pari, dijeni se tumoret e trurit janë shumë të rrallë

Për të mos hedhur poshtë shqetësimet e askujt, por ka një arsye të mirë për t’u tërhequr nga kjo spirale e shqetësimit: Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, rreziku gjatë gjithë jetës për të zhvilluar një tumor të trurit ose të palcës kurrizore është më pak se 1%. Dhe kur tumoret parësore të trurit ndodhin (“primare”, që do të thotë tumore që nuk kanë metastazuar nga diku tjetër), dy të tretat e tyre nuk janë kanceroze, shprehet Shoqata Amerikane e Tumorit të Trurit. Për sa i përket rrezikut të kancerit të trurit, faktorët e vetëm të njohur të rrezikut janë ekspozimi ndaj rrezatimit dhe/ose një histori familjare me predispozicion gjenetik ndaj tumoreve ose kancereve të caktuara.

Këtu janë simptomat më të zakonshme të një tumori të trurit

Nga të gjitha këto simptoma, konvulsioni është më i zakonshmi, i ndjekur nga dobësi ose mpirje në një gjymtyrë, pastaj dhimbje koke progresive që nuk i përgjigjet medikamenteve ose është e re, pastaj vështirësi në të kuptuarit ose shprehjen e gjuhës.

Konvulsionet: Kjo nuk është aspak e mirë: nëse keni një konvulsion dhe nuk keni një çrregullim të njohur që i shkakton ato, ky është një sinjal i caktuar për të folur me një mjek.

Ndjesi të çuditshme në gjymtyrët tuaja: Një humbje graduale e ndjeshmërisë ose lëvizshmërisë në një gjymtyrë, gjatë një periudhe prej ditësh ose javësh, ose dobësi në një gjymtyrë, është gjithashtu një simptomë e mundshme e një tumori të trurit.

Dhimbje koke: Të gjithë herë pas here ndjejmw dhimbje koke. Por duhet t’i kushtoni vëmendje nëse befas keni dhimbje koke më shpesh se ç’është tipike për ju, nëse ato janë më të këqija se sa keni pasur ndonjëherë, ose nëse dhimbjet nuk i përgjigjen çfarëdolloj ilaçi që zakonisht i drejtoheni. Kjo është një simptomë tipike.

Vështirësi për të kuptuar njerëzit: Papritmas keni probleme për të kuptuar atë që njerëzit thonë ose shprehin mendimet. Kjo mund të jetë një simptomë. Sipas Shoqatës Amerikane të Tumorit të Trurit, ky lloj ndryshimi kognitiv mund të paraqitet gjithashtu si vështirësi në lexim ose shkrim.

Probleme me shikimin: Një ndryshim në shikimin tuaj është një tjetër simptomë e zakonshme e tumorit të trurit. Pra, nëse gjërat papritmas duken krejt të paqarta, ose keni shikim të dyfishtë ose vëreni një problem me shikimin tuaj, këto janë shenja paralajmëruese për t’u kushtuar vëmendje. /Prevention

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re