Një mënyrë jo e mirë e të ushqyerit krijon shpesh tek njerëzit gjendjen e tmerrshme të kapsllëkut.

Meqenëse laksativët kimikë për të luftuar kapsllëkun mund të jenë të dëmshëm për shëndetin, në këtë artikull do ju tregojmë 5 smoothie natyrale dhe pa efekte anësore.

1. Smoothie me aloe vera dhe mjaltë

Xheli i aloe verës është një laksativ natyral i shkëlqyer, i cili përveçse lehtëson kapsllëkun, rregullon inflamacionin dhe prodhimin e tepërt të lëngjeve acidike në stomak. I kombinuar me vetitë e mjaltit, ai bëhet një nga zgjidhjet më të mira për rregullimin e florës bakteriale të zorrëve.

Përbërësit: 6 lugë gjelle xhel aloe vera, ½ gotë me ujë, 1 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: Përziejini të gjitha përbërësit bashkë dhe konsumoni një smoothie të tillë për dy javë rresht me stomakun bosh.
2. Smoothie me fiq dhe banane

Fibrat dietike që përmbajnë fiqtë ndihmojnë shumë në stimulimin e lëvizjes së zorrëve. E kombinuar me banane dhe pak mjaltë bëjnë të mundur eliminimin e mbetjeve nga zorrët.

Përbërësit: 3 fiq të butë ose të thatë, 1 banane e pjekur, 1 lugë gjelle mjaltë dhe ½ gotë me ujë.

Përgatitja: Vendosni të gjithë përbërësit në blender, derisa të përftohet një smoothie. Rekomandohet të pihet çdo natë para gjumit, derisa problem të zgjidhet plotësisht.

3. Smoothie me mollë dhe papaja

Enzimat tretëse nga papaja dhe fibra dietike nga molla e bëjnë këtë smoothie natyral një laksativ fantastik për të luftuar kapsllëkun.

Përbërësit: 1 mollë jeshile, 3 feta papaja të pjekur, ½ gotë me ujë, 1 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: Pritini të gjithë përbërësit në copëza dhe përziejini bashkë me ujin dhe mjaltin. Pasi të jetë krijuar një masë homogjene, mund ta pini me stomakun bosh për të paktën dy javë.

4. Smoothie me dardhë dhe fara liri

Farat e dardhës dhe lirit kanë një efekt të butë laksativ, për shkak të fibrave të tretshme dhe antioksidantëve.

Përbërësit: 2 dardha, 1 lugë fara liri, ½ gotë me ujë.

Përgatitja: Pritini dardhat në copa dhe përziejini me ujin dhe farat e lirit. Konsumojeni me stomakun bosh, për tre herë në javë, pasi të jetë bërë një masë homogjene.

5. Smoothie me kivi dhe portokall

Kivi prodhon një enzimë të njohur si aktidininë e cila, pasi të eliminohet nga trupi, përmirëson lëvizjen e zorrëve, duke lehtësuar kapsllëkun.

Përbërësit: 5 kivi, 4 portokall

Përgatitja: Perzieni lëngun e portokalleve dhe të kivit derisa të mos mbesë asnjë grimcë. Pijeni me stomak bosh, të paktën 30 minuta para se të hani mëngjes./ Living.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re