Policia po vijon hetimet për zbulimin e personave që vendosën kamerat e sigurisë në disa zona të qytetit të Shkodrës.
Pas heqjes se 38 kamerave të tjera të sigurisë një dite me pare, policia shoqëroi 5 persona. Por dëshmitë e tyre nuk sollën të dhëna të vlefshme për hetimin.
Kamerat ishin vendosur në disa zona të Shkodrës, madje ishin instaluar edhe në qendër të qytetit.
Policia e Shkodrës pritet të vijojë kontrollet, pasi dyshohet se ka ende kamera të instaluara.
Kamerat ende pa pronar, dyshohet se janë vendosur nga grupet kriminale për të monitoruar grupet rivale, si dhe lëvizjet e policisë.
Në total deri me tani janë hequr 59 kamera.