5 teknika efektive masazhi për një bark të sheshtë…
Stimuloni qarkullimin e gjakut në bark
Me duar masazhoni për 2-3 minuta barkun tuaj.
Shpëtoni nga fryrja
Gjeni pikën që ndodhet 4 gishta mbi kërthizën tuaj.
Masazhojeni këtë pikë për 2-3 minuta në drejtim të akrepave të orës dhe për të njëjtën sasi të kohës në anën e kundërt.






Bëni belin më të hollë
Vendosni të dy duart në të dyja anët e barkut me pëllëmbët përballë njëri-tjetrit.
Shtyjini duart drejt njëri-tjetrit teksa shtrëngoni barkun mes tyre.
Bëjeni këtë 3-5 herë.
Pastaj kapni barkun me të dy duart dhe shtrëngoni stomakun.
Bëjeni këtë për 10-15 sekonda.






Largoni anësoret
Krijoni me duart tuaja disa “pinca” të vogla dhe tundini lart-poshtë. Bëjeni këtë për 2-3 minuta.






Bëni masazhin kinez
Vendosni njërën dorë tek kërthiza.
Duke përdorur presion të fortë, përdorni 2 gishtat e dorës tjetër për të masazhuar barkun në qarqe të vogla. Zgjeroni gradualisht qarqet, duke u larguar nga kërthiza juaj.
Bëjeni masazhin për 2 minuta.
/shkollaeshendetit.com