Megjithëse problemet e lëkurës mund të mos shkaktohen gjithmonë drejtpërdrejt nga ngrënia e ushqimeve inflamatore, njerëzit përjetojnë përmirësim kur ndryshojnë dietën e tyre dhe i shtojnë asaj ushqime anti-inflamatore. Pesë ushqimet për një lëkurë perfekte do t’ i gjeni të renditura më poshtë.

Domate
Domatja është e pasuruar me likopen dhe vitaminë C. Të dyja janë lëndë ushqyese që ndihmojnë në frenimin e inflamacionit. Ato përmbajnë gjithashtu shumë antioksidantë që mund të jenë një shtesë e shkëlqyer për lëkurë të shëndetshme. Konsumojeni të papërpunuar, futeni në të skuqura ose bëni salca me të.

Hudhra
Hudhra njihet si një nga ushqimet natyrale që ofron përfitime anti-inflamatore. Gjithashtu redukton stresin oksidativ dhe mbron nga dëmtimi i radikalëve të lirë.

Ushqimet jeshile
Qoftë spinaq, lakra jeshile apo ndonjë tjetër me gjethe jeshile, këto ushqime janë anti-inflamatore nga vetë natyra e tyre. Ato përmbajnë gjithashtu një bollëk të vitaminës C e cila shërben si një antioksidant i fuqishëm. Bëjini zarzavatet një pjesë të dietës suaj dhe shikoni ndryshimin në shëndetin e lëkurës tuaj.
 
Arra
Arrat janë një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese dhe hulumtimet kanë zbuluar se ato përmbajnë edhe komponime anti-inflamatore. Bajamet, arrat, arrat e shqemit si dhe farat si farat e kungullit, farat e lulediellit dhe susami mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme për kujdesin e lëkurës.
 
Boronica
Praktikisht të gjitha frutat janë të mira për të luftuar inflamacionin, por në veçanti boronicat janë të ngarkuara me antioksidantë. Boronicat janë plot me vitamina dhe antioksidantë të quajtur ‘flavonoidë’ që trajtojnë inflamacionin në mënyrë natyrale. Konsumojini të gjalla ose shtojini në sallata për lëkurë të shëndetshme.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re