Edhe pse mëlçia ka aftësinë për t’u rigjeneruar, është e vetëkuptueshme se ushqimi që konsumoni ka ndikim të madh në të. Disa lloje të perimeve mund t’ju ndihmojnë ta mbani atë të shëndetshëm.

Në radhë të parë është panxhari. Hulumtimet kanë treguar se panxhari është veçanërisht i dobishëm për shëndetin e mëlçisë, sepse përmban antioksidantë betalain, të cilët kanë veti kundër kancerit, raportoi revista “Eat This, Not That”.

Gjithashtu duhet të hani brokoli më shpesh, sepse zvogëlon rrezikun e sëmundjes së mëlçisë yndyrore joalkoolike (NAFLD) dhe tumoreve. Sigurisht që brokoli është një ushqim ideal sepse mund ta hani në çdo kohë dhe gati me gjithçka.

Po kështu, ekspertët rekomandojnë konsum më të shpeshtë të lakrës së Brukselit. Ato janë plot me vitamina dhe minerale dhe përmirësojnë tretjen dhe funksionimin e mëlçisë. Hulumtimet e kryera te minjtë treguan se lakrat e Brukselit rrisin nivelin e enzimave të detoksifikimit në mëlçi e mushkëri.

Perimet me gjethe jeshile, të cilat përfshijnë lakrën e spinaqin, janë gjithashtu të dobishme për shëndetin e mëlçisë. Ato janë plot me antioksidantë që mbrojnë trupin nga molekulat e paqëndrueshme të quajtura radikale të lira.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re