Prangoset një 54-vjeçar nga policia e Tiranës për kultivim të bimëve narkotike.

 

Petrit Kamberi ishte denuar nga Gjykata e Apelit me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” për shkak se në vitin 2014 ai kishte kultivuar kanabis në fshatin Zgurë, Zall Bastar.

Mirëpo vetëm tani Kamberi është arrestuar nga forcat e rendit.

 

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Zgura”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

54-vjeçari, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në Zall Bastar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zgura”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Zall Bastar dhe arrestimi i shtetasit:– Petrit Kamberi, 54 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re