Avokati Altin Goxhaj, ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku është shprehur në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe vendimet e ndërmarra nga qeveria aktuale gjatë ditëve të fundit ku në qendër kanë qenë dënimet për ndërtimet pa leje në territorin shqiptar.
Avokati ka thënë se dënimi me 5 vite burg, për ata që ndërtojnë pa leje, është një plan serb, i aplikuar më parë nga Vaso Cubrilloviç që ka pasur si synim shpopullimin e vendit nga shqiptarët.
Goxhaj shton, se po përdoret e njëjta agjendë, nga Soros për të bërë të mundur që kush nuk ka ikur akoma nga vendi, të ikë së shpejti.
“Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në vendin tonë, as në Ballkan as në Europë. Ka ndodhur vetëm nga ideja e nxjerrë më përpara nga Vaso Cubrilloviç i cili nuk lejonte ndërtimet e shqiptarëve, as avlli sa më të vogla.
Kemi të bëjmë me një projekt serb, që tregon se këtu po aplikohet një program i Sorosit me idenë e nxjerrë nga Vaso Cubrilloviç.
Ajo që është më e frikshme është se nuk është folur për këtë gjë. Kjo është një axhendë për shpopullimin e shqiptarëve. Pse po ndodh kjo pas zgjedhjeve ?
Kjo është axhenda finale që t’ju nxijmë jetën shqiptarëve dhe kush nuk ka ikur akoma të iki”- tha Goxhaj.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
