Në orët e para të mëngjesit një shpërthim ka ndodhur në zonën e Bathores në Kamzë, ku një sasi tritoli 50-100 gram tritoli ka shpërthyer në marketin në pronësi të djalit, Naim Qarri, ish-presidentit të klubit të Kamzës, Arbi Qarri.

LEXO EDHE: EMRI/ Tritol biznesit të familjarit të ish-presidentit të klubit të Kamzës, çfarë ndodhi në 2017

Për fat të mirë, si pasojë e këtij shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, bën me dije se e vetmja pistë ku po heton policia është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm edhe pse familja Qarri ka mohuar të ketë ndonjë konflikt.

Kamerat kanë kapur një shtetas  rreth 30-vjeç që afrohet në këmbë pranë marketit dhe vendos lëndën plasëse në anësore të marketit dhe më pas është larguar po në këmbë.

Deri më tani nuk është bërë identifikimi i tij për shkak të errësirës.

LEXO EDHE: Tritol marketit në Kamëz, familja Qarri: Nuk kemi konflikte

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që ish-presidentit të Kamzës i vihet tritol, pasi edhe në vitin 2007 i vendosën rreth 100-150 gram tritol në makinën që e kishte parkuar pranë banesës.

Edhe në atë kohë, ai ka pretenduar se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk ka ndonjë ide se kush mund  të jetë autori.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re