Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj të ‘Facebook’ momente prekëse që vijnë nga Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë.

Punonjësit e këtij institucioni që kujdesen për moshat e treta, prej 50 ditësh qëndruan të izoluar bashkë me ta, ndërkohë që sot iu erdhi dita që të kthehen në shtëpi. Ministrja thekson se stafi do të zëvendësohet me personel tjetër.

Mesazhi i Manastirliut:

Pas 50 ditësh të izoluara larg familjeve të tyre, duke u shërbyer me përkushtim të moshuarve të vetmuar, ndërrimi i ekipit të kujdestareve dhe të gjithë punonjësve të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, ka qenë një moment emocionues

#Mbrojmë shëndetin e gjyshërve

#Krenare për #sakrificën e ekipeve tona në qendrat e kujdesit social

Kujtojmë se qeveria vendosi rregulla të forta për moshat e treta, të cilat nuk duhet të dilnin nga banesat, apo dhe nga shtëpitë e kujdesit, pasi janë të rrezikuar nga koronavirusi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re