1 – Islam është emri i fesë. Një person që praktikon islamin quhet mysliman. Mbiemri “Islamik” zakonisht i referohet objekteve e vendeve, dhe jo njerëzve. “Muhamedanizmi” është një term i vjetër që zakonisht konsiderohet fyes.
2 – Islam nga arabishtja do të thotë “paqe, siguri dhe dorëzim tek Zoti
3 – Myslimanët e famshëm janë të shumtë në Amerikë përfshi Janet Jackson, Muhamed Ali, Shaquille O Neal, Mike Tyson, Akon.
4 – Udhëtimi i Muhamedit nga Meka në vitin 622 pas erës sonë, është fillimi i zhvillimit të Islamit. Gjithashtu shënon fillimin e kalendarit Islamik.
5 – Muhamedi lindi në vitin 570 në Mekë dhe vdiq më 8 qershor të vitit 632 në Medina të Arabisë. Sipas tij, në moshën 40-vjeçare e mori mësimin e parë nga Zoti.
6 – Epoka e Artë e Islamizmit, daton nga shekulli i 8-13, dhe u shoqërua me rritjen e Kalifatit Abbasid. Ata influencoheshin nga Kurani. Gjatë asaj kohe, bota arabe u bë qendër intelektuale për shkencën, astronominë, kiminë, fizikën, matematikën, filozofinë, mjekësinë, edukimin.
7 – Myslimanët krijuan Shtëpinë e Dijes, që ishte aktive për dijetarë myslimanë dhe jo myslimanë. Shumë vepra arabe janë përkthyer në turqisht, gjuhën hebraike, latine etj.
8 – Dijetarët myslimanë Rushd dhe Sinai ishin të parët që ruajtën veprat e Aristotelit, idetë e të cilit sunduan botët kristiane dhe myslimane.
9 – Shpikjet që erdhën nga bota islame përfshijnë zbulimin e acidit citrik, arkitekturën arabike, minaret, kitaret, nargjilet, kafja etj.
10 – Besimet bazike që dikush duhet të ketë që të konsiderohet mysliman përfshijnë besimin në Një Zot, dhe besimin në të gjithë profetët e Zotit (Musa (Moisiu), Jezusi (Isa), Davidi (Dauti) dhe Muhamedi), besimin tek engjëjt, besimi tek Dita e Gjykimit, si dhe besimi tek fati apo mrekullitë hyjnore.
11 – Në botë besohet të ketë rreth 1.6 miliard myslimanë, që është gati 1/5 e popullsisë botërore. Islami është feja më në rritje në botë sot.
12 – Islami është komuniteti i dytë më i madh në botë, pas kristianizmit
13 – Edhe pse myslimanët shpesh janë të lidhur me botën arabe, më pak se 15% e myslimanëve në botë janë arabë.
14 – Një grua myslimane mban emrin e familjes së vet edhe pas martesës, në vend që të marrë mbiemrin e bashkëshortit. Ky akt simbolik tregon se ajo vazhdon të jetë i njëjti person me identitetin e saj.
15 – Shumë dijetarë arabë, kanë marrë pjesë në zhvillimin e punëve antike greke si në mjekësi ashtu dhe filozofi.
16 – Kur të krishterët ranë në kontakt me botën myslimane gjatë kryqëzatave, ishin të shumtë dijetarët myslimanë që ndihmuan në përhapjen e Rilindjes Europiane.
17 – Astronomia islamike avancoi shumë gjatë Mesjetës. Astronomia ishte e rëndësishme për myslimanët sepse përdorej për të gjetur drejtimin e Mekës për njerëzit që ndodheshin larg.
18 – Bota islamike prodhoi farmacistët e parë të specializuar e të trajnuar, që krijonin ilaçet e tyre dhe punonin me fizikanë.
19 – Një shkrimtar mysliman i shekullit të 13 përshkroi qarkullimin e gjakut 400 vjet përpara se kjo të zbulohej në Europë
20 – Algjebra, e njohur nga bota arabe si “al-jabr”, e kishte origjinën në botën islame.
21 – Një shprehje e famshme islamike thotë “Allahu është i bukur dhe e dashuron bukurinë”. Bukuria ka qenë gjithnjë e rëndësishme për myslimanët. Punimet e bukura në arkitekturë, kaligrafi, pikturë, tekstile, punë me metal dhe qeramike janë inkurajuar gjithnjë.
22- Kurani insiston se në tolerancën mes myslimanëve, dhe jo besimtarëve myslimanë ku përfshihen hebrenjtë, dhe kristianët, njerëz që ashtu si myslimanët besojnë në një Zot.
23 – Myslimanët nuk e përshkruajnë islamin si një fe. Por si një mënyrë jetese. Ata besojnë se është më shumë se sa një besim fetar.
24 – Myslimanët besojnë se çdo njeri në Tokë që ndjek ligjet e natyrës së Zotit është mysliman, për shkak se lejon të plotësohet vullneti i Zotit.
25 –Popullsia myslimane do të rritet dy herë më shpejt në krahasim me pjesëtarët e besimeve tjera, thuhet në raportin e fundit nga Qendra Ndërkombëtare Hulumtimeve mbi Religjionin. Popullsia myslimane në botë pritet të rritet me rreth 35% në 15 vitet e ardhshme, dhe parashikohet që numri myslimanëve në vitin 2030 të kalojë mbi dy miliard.
26 – Perandoria islamike një herë e një kohë shtrihej deri në Europën moderne, përfshi Spanjën dhe Ballkanin. Sot, rreth 12-20 milion myslimanë jetojnë në Europë.
27 – Gjatë Mesjetës, bota myslimane kishte dy avantazhe të mëdha biznesi: 1) kishin kontakte të shumta në botë, dhe mund të tregtonin gjithçka nga floriri afrikan deri te porcelanin kinez. 2) Punëtorët myslimanë ishin tepër të aftë.
28 – 10% e popullsisë së Kopenhagenit në Danimarkë është myslimane. Në Suedi, myslimanët përbëjnë 4% të popullsisë. Me këtë ritëm, myslimanët do të arrijnë në 10% të gjithë popullsisë në Europë deri në vitin 2020.
29 – Në ish-Jugosllavinë, mbi 200 mijë boshnjakë myslimanë u vranë si pjesë e fushatës anti-islamike në mesin e viteve ’90.
30 – Rreth 5-8 milion myslimanë jetojnë në SHBA, dhe atje ka më shumë se 1200 xhami.
31 – Shumica e historianëve e pranojnë se Kolombi nuk ishte personi i parë që zbuloi Amerikën, dhe se eksploruesit, përfshi myslimanët e Afrikës Perëndimore, arritën atje disa shekuj përpara Kristofor Kolombit. Madje thuhet se Kolombi i është referuar hartave të dijetarëve myslimanë për të arritur në Amerikë.
32 – Xhamia e parë e ndërtuar në SHBA ishte “Xhamia Nënë e Amerikës”, që u ndërtua në Ajoua në vitin 1934. Ajo përdoret edhe sot.
33 – Në SHBA, rreth 30% e myslimanëve janë afrikano-amerikanë, ndërsa 33% janë aziatiko-jugorë me prejardhje nga India, Pakistani apo Afganistani.
34 – Shumica e myslimanëve nuk flasin arabisht si gjuhën e tyre amtare. Shumica e myslimanëve nuk janë arabë
35 – Periudha para-islamike në Arabi njihet si ‘Jahiliyyah’ që do të thotë “Ditët e Injorancës”. Më parë, islamizmi në gadishullin arabik konsiderohej fe pagane.
36 – Në arabisht, Mekë do të thotë “vendi ku pihet një filxhan”, që sipas myslimanëve është vendi ku ndodheshin Ibrahim dhe djali Ismail. Aty ata ndërtuan një gur që adhurohej “Një Zot i Vërtetë”. Sot ajo ndërtesë njihet si “Kubi”
37 – Myslimanët besojnë se rreth 124 mijë profetë i janë dërguar njerëzimit në histori, duke filluar me Adamin dhe duke e përfunduar me Muhamedin. Vetëm 25 prej tyre përmenden në Kuran.
38 – Maria (Mejremja), nëna e Jezusit (Isait), është një figurë e çmuar e Islamit dhe është e vetmja femër e përdorur me emër në Kuran.
39 – Myslimanët pavarësisht se e respektojnë Biblën, ata besojnë vetëm tek fjalët e Kuranit.
40 – Myslimanët besojnë tek ligji i përgjegjësisë personale. Me pak fjalë, islami mëson çdo person se duhet të jetë i përgjegjshëm për veprimet e veta. Ditën e Gjykimit, myslimanët besojnë se kushdo do të marrë atë që meriton.
41 – Në Europë më parë, të mirat materiale myslimane ishin më të kërkuarat. Stili, pasuria dhe pushteti arab i asaj kohe kishte të njëjtën domethënie siç ka Nike e Gucci sot.
42 – Kalifët myslimanë përdornin zogjtë për të dërguar mesazhet në perandoritë te tyre. Sot përdoret e-maili.
43 – Numrat arabë, numrat që përdor bota perëndimore sot, u krijuan dhe zhvilluan nga myslimanët.
44 – Ndryshe nga Bibla, dijetarët islamikë thonë se ishte Ismaili dhe jo Isaku, djali që Ibrahimi sakrifikoi nën komandën e Zotit.
45 – Ashtu si Judaizmi dhe Kristianizmi, Islami e ka origjinë në Lindjen e Mesme.
46 – Jezusi (Isai) është një figurë e rëndësishme e Kuranit, por megjithatë myslimanët nuk besojnë se ai është Biri i Zotit.
47 – Pas vdekjes së Muhamedit, Islami u nda në dy grupe: Sunni (85% e të gjithë myslimanëve) dhe Shiitë (15%). Ndarja ndodhi për shkak të keqkuptimeve se kush duhej të ishte pasardhësi i Profetit Muhamed.
48 – Ka 25 vende ku më shumë se 95% e popullsisë është myslimane.
49 – Myslimanët besojnë se ata duhet të kryejnë 5 veprime: 1) deklarimi i besimit 2) lutja 5 herë n ditë 3) bamirësia 4) agjërimi gjatë muajit të Ramazanit 5) pelegrinazhi në Mekë.
50 – Allah-u ka 99 emra. Çdo emër ka një kuptim, si për shembull “Al-Rahman” – Mëshirëploti, “Al Aziz” – I plotfuqishmi, “Al Hafi”- Mbrojtësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re