Gazetarja e ABC News, Etleva Delia, ka bërë një rezyme të historisë së konfliktit mes familjes Çapja dhe Beqiri.

Delia shprehet se konflikti ka nisur në maj të vitit 2005, ku u vra Sokol Çapja.

Ndër tre personat që ishin paguar për të ekzekutuar Sokolin ishte edhe Gentian Beqiri, i cili u ekzekutua më pas së bashku me babain e tij, nga Ervis Bardhi, i cili ishte paguar nga Çapjat.

Gazetarja shton se Bardhi pasi kreu aktin u vetë dorëzua në polici dhe kërkoi të merret si dëshmitar i mbrojtur.

“Ka qenë një konflikt i hershëm, i cila ka nisur në maj të vitit 2005.

3 persona të paguar ekzekutojnë Sokol Çapjan, ndërsa të tre këto hiqen qafe një e nga një më pas, e ndër to ishte edhe Gentian Beqiri.

Ervis Bardhi i cili është ekzekutori i babë e bir, u dorëzua në polici dhe kërkoi të merrej si dëshmitar i mbrojtur, ndërsa ka thënë se është paguar 50 mijë euro nga Çapjat për të vrarë babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri”, tha gazetarja.

Delia shton se Florenc Çapja dyshohet se ndodhet në Dubai. Gazetarja shton se Florenc Çapja është arrestuar disa herë, por është lënë i lirë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re