Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e së enjtes një vështrim në rezidencat e personaliteteve dhe drejtuesve të rëndësishëm politikë në vend.

Një prej objekteve në të cilin është ndalur gazetari Blendi Fevziu është edhe shtëpia ku jetoi Enver Hoxha.

Duke rrëfyer historinë e rezidencës, gazetari tha se fillimisht pas oluftës ai jetoi nën të njëjtin kulm me Koçi Xoxen dhe më pas mori të gjithë shtëpinë.

Në momentin që qeveria e Enver Hoxhës mbërriti në Tiranë u vendos në hotel Dajti përkohësisht. Aty u vendos edhe kryeministri Hoxha. Por me kalimin e ditëve, njerëzit e sigurisë së tij i thanë që kishin gjetur dy shtëpi. Shtëpia i takonte një italianeje Ana Luçia dhe aty qëndronte më qira inxhinieri Beloti. Ndërsa shtëpia ngjitur me të i takonte Qemal Biçakçiut. Të dyja shtëpitë u bashkuan dhe në to u vendos Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe. Deri në vitin 1947 ata qëndruan në një shtëpi dhe më pas Hoxha e mori gjithë shtëpinë.

Gjithë pjesa rreth saj një hapësirë diku në 50 mijë metra katrorë ishin oborre dhe parqe rreth shtëpisë.

Në vitin 72 Hoxha vendosi të ndërtonte një shtëpi të re që t’i përgjigjej zhvillimeve të brendshme të familjes. Klement Koloneci bashkë me një grup projektimi morën detyrën të ndërtonin një shtëpi të re që do të ishte ngjitur me të vjetrën dhe të dyja shtëpitë u bashkuan.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re