50 milion njerëz, rreth gjysma e popullsisë së Shtetit, janë lidhur dorë për dore në Bihar për të formuar zinxhirin njerëzor, e gjatë më shumë se 18 kilometra, si një mënyrë sensibilizimi për ambientin dhe paragjykimet sociale.

 

Lajmin e bën me dije në një komunikatë për shtyp qeveria indiane, që ka organizuar eventin, që nisi nga kryeqyteti Patna, ku kanë marrë pjesë guvernatori Nitish Kumar dhe politikanë të tjerë.

E përditshmja Times of India shkruan që, sipas një përfaqësuesit shtetëror, manifestimi ka kaluar dy rekordet e mëparshme, të organizuara në 2017 dhe 2018, e para që është mbajtur për ndalimin e alkoolit dhe e dyta kundër martesave me fëmijë.

Zinxhiri human është kontrolluar nga shtatë helikopterë dhe është filmuar nga qindra dronë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re