50 pacientë me epilepsi janë shëruar plotësisht falë ndërhyrjes kirurgjikale në tru. Arsen Seferi neurokirurg në Spitalin e Neurokirugjisë në QSUNT shprehet se shumë nga pacientët janë fëmijë.

“Gati 90% e të sëmurëve pas një viti apo një viti e gjysmë janë pa kriza dhe pa trajtim. Moshat janë kryesisht të rinj, kemi pasur edhe fëmijë. Duke pasur parasysh rezultatin e kësaj kirurgjie dhe numrin e madh të pacientëve në listë pritje, tentohet që ky shërbim tu ofrohet më shpejt fëmijëve. 30% kanë qenë fëmijë”,-tha kirurgu Seferi  për Emisionin Health o’clock.

Trajtimi i epilepsisë me kirurgji bëhet në rastet kur pacienti nuk i përgjigjet më mjekimit. Në Shqipëri rreth 1% e popullatës është e prekur nga epilepsia por vetem 6000 persona sipas neurokirugut mund të përfitojnë nga trajtimi kirurgjikal i epilepsisë.

Sa pacientë i janë nënshtruar kirurgjisë?

-Deri më sot ne kemi bërë 50 pacientë, që nuk është shifër e pakët. Natyrisht kapacitetet janë për të bërë edhe më shumë .

Si është jetesa e këtyre pacientëve?

-Gati 90 % e të sëmurëve pas një viti , ose një viti e gjysmë janë pa kriza dhe pa trajtim dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme.

Cila ka qenë mosha e tyre?

-Mosha e re dhe 30 % kanë qenë fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re