Kontrolle intensive janë kryer në Krujë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Mësohet se kanë dalë në terren 50 forca blu dhe 4 dronë nga ajri.

Sakaq, janë asgjësuar 224 fidanë të kultivuar në kubikë dhe është identifikuar njëri prej autorëve që po kultivonte fidanët e kanabisit.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle intensive nga toka dhe ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Kontrollet në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Në kontroll, 50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë.

Evidentohet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Asgjësohen 224 fidanë të kultivuar në kubikë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët, vijon puna për identifikimin e autorit tjetër.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen në zonën e pyllëzuar, për kapjen dhe vënien e tyre në pranga.

Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit tjetër dhe për kapjen e tyre.

Operacioni vijon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re