Njoftohet se janë nisur në rrugë 50 tonë materiale ndihme nga populli grek për të prekurit e tërmetit në Türkiye.
Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Katsaniotis, në llogarinë e tij në Twitter tha: “Po niset për në Türkiye edhe një dergesë e ndihmave humanitare nga porti i Patras-it”.
Katsaniotis tha se 50 tonë ndihma humanitare janë mbledhur përmes komunave në Greqinë perëndimore dhe Peloponez.
Burimi: AA