Një 50-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e së enjtes pasi u përplas nga një mjet tip “benz”. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:25 pranë kryqëzimit “Ura e Thive” ne Shkodër. Policia sqaroi se në kohën e aksidentit 50- vjeçari Gjovalin Hila po drejtonte një motoçikletë.
 
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi te mbijetoje. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, Ardian Kodra. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasoje e mungesës së ndriçimit në këtë segment rrugor, çka shkaktoi përplasjen e motoçikletës me autoveturën.
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re