Nja aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës pasditen e sotme. Raportohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 2 këmbësorë ndërsa dëmtime ka marrë edhe shoferi i makinës.

Sipas policisë rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë ka aksidentuar M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re