Më 27 korrik një ngjarje e shëmtuar u raportua në Peskara të Italisë fqinje, atje ku një 50 vjeçar shqiptar nise të godasë e qëllojë me grushte, shkelma e sende, një vajzë 25 vjeçe. Ngjarja u regjistrua e plotë nga kamerat e sigurisë dhe ndodhi në një palestër të qytetit.

Pasi pamjet tërhoqën vëmendjen e medias dhe të publikut, policia reagoi duke ndaluar 50 vjeçarin, i identifikuar si Edmond Xhafa. Ndërkohë vajza 25 vjeçe, u dërgua në spital dhe mjekët i thanë që do të duhej të pushonte për 22 ditë për shkak të traumave e lëndimeve që pësoi.

Së fundmi media italiane ka sjellë detaje të reja në lidhje me shkakun që solli në reagimin e dhunshëm të 50 vjeçarit shqiptar.

Sipas Newsprima, shqiptari ishte xhelozi karshi 25 vjeçares e shpesh herë e kishte kërcënuar që të mos shihte, fliste apo dilte me djem të tjerë përveçse tij.

“Nëse sheh të tjerët, të qëlloj në këmbë e nuk vjen më në palestër”-raportohet ta ketë kërcënuar 50 vjeçarin vajzën 25 vjeçe.

Media italiane nuk saktëson nëse 50 vjeçari kishte një relatë me 25 vjeçaren, por vë në dukje se ajo përndiqej nga shqiptari që shpesh i kërkonte shpjegime vajzës sa herë e shihte të komunikonte me njerëz (meshkuj) të tjerë.

Veç kësaj, media italiane shkruan se 50 vjeçari e kishte ofenduar shpesh herë vajzën me fjalë si “shpifësirë m**i”

Pikërisht për arsye xhelozie, brenda palestrës në një episod të mëparshëm, bodybuilderi shqiptar i kishte hedhur një girë 12 kilogramëshe vajzës, e cila për fat e kishte shmangur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re