Presidenti i Unionit të ish të Përndjekurve Politik, Besim Ndregjoni në një intervistë për Panorama TV ka folur për 50 vjetorin e revoltës së Spaçit ku tha se kjo e fundit ka qenë një akt madhor kombëtar dhe se shqiptarët duhet të krenohen për ata të burgosur që protestuan për mbrojtjen e identiteti kombëtar.

Ndregjoni tha se Spaçi ka qenë një kamp tmerri ku ende dhe sot nuk dihet asgjë për 42 të burgosurit politik të cilët nuk kanë as varr, ku shtoi se shteti shqiptar nuk po bën asgjë për t’i nderuar këta të fundit dhe familjarët e tyre.

Ndër të tjera ai ka kërkuar emrin e personave të cilët kanë punuar kundër këtyre të burgosurve të cilët dhe pas 30 vitesh, po ndërrohen dhe jetojnë një jetë të qetë ku e kundërta po ndodh me familjarët e të dënuarve të cilët kundërshtonin  regjimin komunist.

Pjesë nga biseda:

Revolta e SPAÇIT është një akt madhor kombëtar, nëse ne krenohemi me ndërtimin e shtetit shqiptar duhet të krenohemi se në mesin e 30 viteve të diktaturës, në 19973 të burgosurit protestuan për mbrojtjen e identitetit kombëtar. Këta burra, heronj që i mbijetuan në mes plumbave valëviten flamurin pa yllin kombëtar. Sot politika kombëtare i ka shumë borxh këtyre njerëzve që u ridënuan 180 vetë, shkuan në botën tjetër të përbuzur.

SPAÇ ka qenë një kamp tmerri, ka punuar dhe mbajtur shtetin në diktaturë për 22 vite, me bukë. Kanë nxjerrë tonelata bakër, pirit që mbante dy uzinat e plehit. Këta me punë skllavëruese kanë punuar fort, familjet e tyre nuk kanë nevojë të punojnë brezat nëse do kishim demokraci dhe jo ata që kanë mbetur gjallë të përçmohen me pension 100 mijë lekë. Hetuesi, xhelatët marrin pensione marramendëse deri në 1 milionë lekë, me dëmshpërblimin është bërë një propagandë e neveritshme.

Çfarë ka bërë qeveria për kampet në të cilat janë kryer gjenocide ndaj shqiptarëve që e kundërshtonin regjimin dhe sot është një ngjarje që pushteti vendor, riparuan piramidën e diktatorit. Bëhet vetëm për të mbajtur gjallë emrin e diktatorit, edhe fondacionin e huaj e kanë bindur për investim. Ky shtet në 30 vite nuk ka financuar një muzeu ku janë kryer krime, nuk japin një cent që të ndërtohet burgu i SPAÇIT. Edhe nesër duan ta bëjnë një ceremoni bolshevike, por jo pasi SPAÇI thërret. Ku është institucioni i hapjes së dosjes së spiunëve dhe nuk nxjerrin emrin e xhelatëve të SPAÇIT që i torturonin dhe vrisnin këta qytetarë. Burgu i SPAÇIT ka 42 të burgosur politik që janë të zhdukur dhe nuk i gjendet varri.

Për çfarë shkoje në burgun e Spaçit?

NË burgun e SPAÇIT shkonin familjet që ishin antikomuniste. Familjet antikomuniste që sot në këtë 50 vjetor duhet të përmendeshin si heronj dhe sot kalojnë në heshtje. Në burg shkoje nëse kundërshtoje diktaturën, nuk vuante vetëm i burgosuri por i gjithë rrethi familjar deri në 4 breza. Përçmoheshin nga sistemi më makabër që ka pasur Europa juglindore, terrorist. Edhe sot në këtë 50 vjetor shteti hesht dhe nuk del kundër këtyre xhelatëve dhe të rinjtë të dinë se çfarë krimesh kanë bërë këta. Ata që i krijuan torturat ndaj heronjve janë të qetë dhe marrin pensione marramendëse.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re