Bashkia Pogradec dhe kryetari i saj Ilir Xhakolli prej disa javësh janë angazhuar që të jenë pranë familjeve në nevojë në kuadër të pandemisë së COVID-19.

 

Vetë kryebashkiaku ka zbrtitur tashmë ne terren ku bashkë me punonjës të ndihmës ekonomike po shpërndajnë paketa ushqimore për familjet nevojtare dhe që plotësojnë kriteret sipas direktivave të Ministrisë se Shëndetësisë.

 

Nga Bashkia Pogradec janë 500 paketa familjare që janë duke u shpërndarë për familjet me ndihmë ekonomike dhe shumë anetarë në familje në të gjithë bashkinë e madhe.

 

Ndërkohë nuk kanë munguar as bashkëpunimet me fondacionet të cilat përgjatë këtyre ditëve kanë qenë të pozicionuar në qytet dhe fshatra ku janë shpërndarë mbi 2500 paketa ushqimore ndërsa në vijimësi do punohet ngushtë me to për ti rifurnizuar sërisht familjet.

 

Vetëm 1 ditë më parë kjo bashki mori masa për lehtësimin e biznesit të mbyllur duke zeruar tarifat e prillit dhe për muajt e tjerë i shtyu pagesat pas muajit qershor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re