Ka shkuar në 51 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Shifrat u përditësuan nga Ministria e Shëndetësisë në daljen e saj të përditishme për mediat.

 

Sipas zëvendësministres Mira Rakacolli, nga 51 të prekurit, katër janë personel mjekësor. Bëhet fjalë për tre mjekë dhe një infermier të Spitalit “Shefqet Ndroqi”.

 

Nga të prekurit, 20 gjenden të shtruar në Spitalin Infektiv, prej të cilëve tre janë në terapi intensive. Sipas shifrave, në krahasim me të dielën, janë shënuar nëntë raste të reja me virusin koronë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re