Tre vite më parë, në 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4, i cili shkaktoi 51 viktima dhe mbi tre mijë njerëz u plagosën.

 

 

Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e mijëra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të vendit si në Durrës, Kavajë, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë e Tiranës.

 

 

Më shumë se 200 mijë veta u prekën nga tërmeti dhe 17 mijë njerëz u zhvendosën për shkak të humbjes së shtëpive të tyre.

 

 

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 solli solidarizimin e shumë shteteve me Shqipërinë, duke nisur me angazhimin e forcave të kërkim-shpëtimit që luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare, por për të vijuar më pas edhe me mbështetjen financiare për rindërtimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re