Një tjetër vetëvrasje u regjistrua në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” dy ditë më parë, ku një 52-vjeçar u hodh nga kati i katërt i spitalit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Doktoresha Ariana Reli, përmes një interviste të dhënë në tëlevizionin ABCnews, deklaroi se në momentet para se 52-vjeçari të ndërmerrte aktin ekstrem, ai ka kërkuar orarin e mjekimit.

Rreli deklaroi se një nga shkaqet e vetëvrasjeve mund të jetë fakti se ilaçi Redemsivir, jep efekte psikike të cilat ndoshta ndikojnë negativisht mbi shëndetin mendor të pacientit Covid.

Sakaq, ajo theksoi se ky ilaç është i njëjti me atë që përdori presidenti i SHBA, Donald Trump.

“Redemsivir jep efekte psikike dhe i sëmuri që u hodh tek ‘Shefqet Ndroqi’ veproi papritur. Kërkoi orarin e mjekimit pak minuta para se të vetehidhej. Redemsivir është ilaçi që përdori Trump”, tha Rreli.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re