Pesëdhjetë e tre qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit në Shqipëri nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e atyre që e kanë fituar betejën që nga fillimi i pandemisë në 6668.

Ndërkohë që situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Theksojmë që sot humbën jetën 2 pacientë nga covid-i dhe u shënuan 152 raste të reja infektimesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re