53 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në vendin tonë nga 320 testet e kryera gjatë 24 orëve të fundit. Pacientet e rinj jane kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.

Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 336

Durrës 143

Shkodër 116

Vlorë 49

Fier 31

Lezhë 14

Korçë 13

Elbasan 10

Kukës 7

Gjirokastër 2

Berat 1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re