Përfaqësuesja e Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19, Eugena Tomini, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar tre raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë.

“Në 24 orët e fundit kemi pasur vetëm 3 raste të dyshuar, të cilët rezultuan negativë. 53 raste në total janë dyshuar, por kanë rezultuar të gjithë negativë. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare kanë hyrë mbi 17 mijë udhëtarë, ku është monitoruar temperatura për të gjithë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon udhëtarët, që kanë pasur kontakte me persona të infektuar, të vetëkarintohen për 14 ditë”, tha Tomini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re