Detaje tronditëse zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjirokastër, ku një 53 vjeçar kreu marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare.

Burime bëjnë me dije se autori Kabuli Hunda kishte lidhje gjaku me minorenen, e cila vjen nga një familje e varfër dhe prindërit i kishte me aftësi të kufizuara.
Konkretisht Hunda e kishte djalin e motrës babain e vajzës.

Abuzuesi më parë kishte jetuar në Greqi, ndërsa gruaja i kishte ndërruar jetë vite më parë. 53-vjeçari është baba i një vajze të rritur.

16-vjeçarja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u shtruar menjëherë në reanimacion me hemorragji të rëndë dhe me hemoglobinë 1. Ndersa tani ndodhet ne patologji.
Mjekët kanë menduar menjëherë se vajza mund të ishte prekur nga leucemia, më pas kanë diskutuar për një abort spontan. Vajza po i nënshtrohet ekzaminimeve teksa ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore.
E pyetur për Fax Neës mamaja e vajzës tha se vajza është mirë dhe se do rrinë në heshtje. Ajo nuk pranoi të prononcohej për më tepër.

“Asgjë do rrimë në heshtje, vajza është shumë mirë, atë hall e dimë ne”– u shpreh ajo.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re