Skip to content

53-vjeçari aksidentohet për vdekje në rrugën Vlorë-Orikum

Përplasja nga një mjet i mori jetën nje 53-vjecari në Vlore.

 

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi mengjesin e kësaj të hënë rreth orës 08:40 në aksin rrugor Vlorë -Orikum.

 

Shtetasi K.M, 53 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç.Ky i fundit si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin, sqaron policia ne informacionin paraprak.