Skip to content

53-vjeçari mbeti pa ndjenja në bulevard, QSUT jep informacion mbi gjendjen shëndetësore të tij

IMG 1789

Doktori Euglert Karriqi, mjek i Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ka dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të 53-vjeçarit me inicialet S.K., i cili u transportua me autoambulancë nga zona pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt QSUT-së, për ekzaminime dhe kujdes të specializuar mjekësor.

Sipas mjekut, pacienti është i vetëdijshëm, nuk paraqet deficite neurologjike dhe ka parametra jetësorë të qëndrueshëm.

Informacioni vjen pas raportimeve për gjendjen e rënduar shëndetësore të një personi në bulevard, ku ndërhynë fillimisht qytetarët e pranishëm dhe më pas ekipi i Urgjencës Kombëtare, i cili e transportoi pacientin drejt QSUT-së për marrjen e ndihmës mjekësore.

Aktualisht, 53-vjeçari ndodhet nën monitorim mjekësor, po merr trajtim mbështetës dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme.