Ministria e Shëndetësisë reagon pasi një 53 vjeçar nga Ndroqi humbi jetën në dyert e spitaleve ku asnjëri prej tyre nuk mori përsipër ta kuronte.

Pas reagimit të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë thotë se ka ngritur një grup pune për të hetuar çfarë ndodhi me të ndjerin Lutfi Çekiri.

“Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor”, deklaron Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re