Mëngjesin e sotëm 54 afganë janë larguar nga Prishtina për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB).

Në një postim në rrjetin social “Facebook” MPB ka thënë se ishte kënaqësi të mirëpritnin qytetarët afganë, derisa ka lënë të nënkuptohet se po punojnë me Ambasadën amerikane në Kosovë që edhe afganët e tjerë të mund të largohen nga Kosova.

“Sot ju uruam lamtumirë 54 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në SHBA. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë. Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re. Ju urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë të dëgjohemi sërish me ta”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë lidhur me këtë Ambasada amerikane në Kosovë nëpërmjet Facebook-ut ka falënderuar sërish Kosovën për strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re