Një 54 vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij në Sarandë.

 

Shtetasi me iniciale F.M dyshohet të jetë vetëvarur në banesë, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatura shenja dhune.

 

Sarandë/Informacion paraprak

 

Mëngjesin e sotëm, në Ksamil, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur në banesë, shtetasi F. M., 54 vjeç.  

 

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.  

 

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re