Një 55 vjeçar ka humbur jetën në ambientet e një lokali në Korçë. Policia bën  me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale Gj.M.

 

Sipas bluve, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Korçë/Informacion paraprak

 

Më datë 28.11.2022, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lokali, ka ndërruar jetë shtetasi Gj. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re