Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në botë ka tejkaluar shifrën 55,3 milionë, sipas “Worldometer” që pasqyron statistika të përditësuara epidemiologjike.

Portali “Worldometer” publikon statistika të përditësuara të pasqyrës epidemiologjike globale që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ndërsa sipas të dhënave më të reja, numri i rasteve të infeksioneve në botë është rritur në 55 349 954.

Deri më tani në botë kanë ndërruar jetë 1 332 328 persona nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 38 493 826. Numri i rasteve aktive momentalisht është 15 523 800.
Pandemia e COVID-19 më shumë ka goditur SHBA, ku janë infektuar 11 538 057 persona.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, SHBA ndiqet nga India (8.874.290), Brazili (5.876.740), Franca (1.991.233), Rusia (1.948.603), Spanja (1.521.899) dhe Britania (1.390.681), Argjentina (1.318.384), Italia (1.205.881), Kolumbia (1.205.217), Meksika (1.009.396), Peruja (938.268), Gjermania (817.526) dhe Irani (775.121).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re