Presidenti Ilir Meta ka reaguar për 553 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu duke e cilësuar si “shqiptarin më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë.”

Me anë të një shkrimi në Facebook, Meta thotë se Skënderbeu është pasaporta më dinjitoze e përkatësisë evropiane.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar.

Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë! ”, shkroi Meta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re