Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot heroin tonë Kombëtar në 554 vjetorin e vdekjes së tij.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Skënderbeu do të mbetet përjetë më i gjallë mes shqiptarëve, dhe veprat e tij duhet të jenë ato që të na udhëheqin.

 

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re