Figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut mbetet një ndër më komplekset, teksa autorë të shumtë jo vetëm shqiptarë, por dhe të huaj kanë shkruar për të, jetën historinë dhe identitetin e tij. Koleksionuesi Hysen Dizdari ka përmbledhur në një panoramë të qartë që prej vitit 1480 deri në ditët e sotme të gjithë autorët shqiptarë në botimin “bibliografia e Skënderbeut”.

“Libri bibliografik përmban mbi 500 vepra të autorëve shqiptar kushtuar skënderbeun duke filluar nga Dhimitër Frangu, Marin barleti e deri tek autorët e sotëm. libri është ndarë në tre nënkapituj të ndarë në atë historik, letrar dhe dorëshkirme të humbura që sot nuk ekzistojnë më.”

Autorë të shumtë kanë shkuar për heroin kombëtar, një pjesë e të cilëve janë të përfshirë edhe në kurrikulat shkollore. Por për historianin Ferit Duka një imazh të plotë të Skënderbeut e ka sjelle vetëm Marin Barleti i njekur më pas nga autorët e rilindjes.

“Në opinionin tim po të mos ishte marin barleti ne nuk do të kishim një skënderbe të këtyre përmasave sepse ishte ai i pari që e paraqiti dhe e vizaoi figurën e skënderbeut në të gjithë madhështinë e tij. ishte pikërisht ajo vepër që u bë referencë dhe ëpr shumë autorë të tjerë evropian. Sado të kritikohet kjo vepër dhe me të drejte ajo nuk hidhet kurrë poshtë dhe mbetet më e bazamenti i studimeve për epoken e Skënderbeut.”

Ky 17 janar shënon 556-vjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbeut, ndaj Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit përkujtoi kontributin e tij përmes një ekspozitë me botime në kohë mbi këtë figurë.

Ashtu si çdo vit edhe në Lezhë janë mbajtur homazhe pranë vendvarrimit të heroit tonë kombëtar.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re