Skip to content

56 –vjeçarja e humbur dy ditë më parë/ Gjenden sendet personale buzë lumit Vjosë, policia nis kërkimet

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sendet personale të një gruaje 56-vjeçare e cila është deklaruar e humbur dy ditë më parë janë gjetur buzë lumit Vjosë.

Sendet janë konstatuar buzë lumit në afërsi të fshatit Mifol.

Dyshohet që gruaja e cila vuante nga problem të shëndetit mendor të jetë mbytur në lumë.

 

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia ndërsa priten polumbarët e RENEA-s për të nisur kërkimett në ujë.

 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë