Një 57-vjeçar nga fshati Topojan i Kukësit, ndërroi jetë nga koronavirusi duke shënuar kështu vīktimën e parë në Kukës nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

57-vjeçari ishte shtruar në Infektivin e Tiranës me datën 6 korrik 2020.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës ka marrë tamponë në familjen e tij të cilat kanë dalë negativë, duke mbyllur kështu krijimin e një vatre të re infeksioni.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 3 persona në Kukës, 2 në fshatin Shtiqën dhe 1 në qytet.

Në Kukës, që nga rifillimi i epidemisë me 13 qershor janë infektuar 80 qytetarë. Nga ky numër 42 janë shëruar ndërsa aktualisht 38 janë aktivë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re