Një 57-vjeçar është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Hajro Çakërri”, në Vlorë, e dyshohet se ka djegur veten me benzinë.

Policia e Vlorës ka dhënë disa informacione paraprake, ku mësohet se në gjendje të rëndë shëndetësore është shtetasi N.H., 57-vjeç.

Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, shtetasi N. H., 57 vjeç dyshohet se ka djegur veten me lëndë djegëse për motive ende të paqarta. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re