KORCE- Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në një rrugë të një fshati në Korçë. Ngjarja ndodhi në Kamenicë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.A. Nga të dhënat e para, ka dyshime se viktima mund të ketë qenë i dehur.

NJOFTIMI I POLICISËMë datë 15.05.2018, në fshatin Kamenicë-Korçë, në anë të një rruge në fshat, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit M.A, rreth 58 vjeç, banues në Kamenicë.Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur.Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re