Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Babunjë të Divjakës. Autoritetet kanë njoftuar se një 58 vjear ka qëlluar për vdekje me një armë gjahu, të shoqen 45 vjeçe. Krimi ka ndodhur në banesën e bashkëshortëve.

Më tutje, po sipas autoriteteve, burri në gjendje të rënduar psikologjike i ka marrë jetën vetes.

Divjakë/Informacion paraprak

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re