Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar 589 raste të reja me koronavirus nga 2350 testime të kryera në total.

Ndërkohë janë regjistruar 7 humbje jete. Konkretisht nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 213 raste në Tiranë, 51 raste në Durrës, 29 raste në Fier dhe Vlorë, 27 raste në Shkodër, 25 raste në Lushnje, 17 raste në Lezhë, 16 raste në Berat, 15 raste në Korçë, 14 Kurbin dhe Sarandë, 12 raste në Elbasan, 10 raste Peqin, 9 raste në Krujë, 8 raste në Mat, 7 raste në Kukës, Has, Rrogozhinë, Kamëz, 6 raste në Pogradec, Tropojë, Dibër, 5 raste Delvinë, Kavajë, 4 raste në Klos dhe Patos, 3 raste në Mirditë, Gramsh, Shijak, Kolonjë, Mallakastër, Gjirokastër, 2 raste Devoll, Librazhd, Skrapar, Finiq, Vorë, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Cërrik, Malësi e Madhe, Ura- Vajgurore.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (31 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore         589
Të shëruar në 24 orë      449
Të shtruar në spitale      284
Humbje jete në 24 orë   7
Testime ditore              2,350

Testime totale            262,910
Raste pozitive             58,316
Raste të shëruara       33,634
Raste Aktive                23,501
Humbje jete                1181

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13547
Fier  1632
Shkodër   1289
Durrës  1235
Vlorë   969
Korçë    961
Lezhë  890
Elbasan 891
Berat  763
Gjirokastër 476
Kukës 431
Dibër  417

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re