Rregullimi i shtratit tuaj në mëngjes ju bën më të lumtur dhe ju ndihmon të bëni një gjumë të shëndetshëm natën më pas, sugjeron një studim.

Por ndonjëherë, edhe veprimet më të padëmshme mund të kenë disa efekte jo aq të padëmshme, pasi shkencëtarët vijnë me zbulime të reja që vijnë si një kovë me ujë të ftohtë e derdhur në kokën tonë.

Neve na pëlqen të shohim gjërat nga kënde të ndryshme, kështu që ju ftojmë të zbuloni se si një rutinë e zakonshme në mëngjes mund të ndikojë në shëndetin tuaj.

Ju mirëprisni mysafirë të padëshiruar pikërisht në jastëkët tuaj.

©Depositphotos.com

Sipas një studimi, marrja e kohës për të rregulluar shtratin tuaj jo vetëm që jua qetëson mendjen, por e bën atë një shtëpi komode për marimangat e pluhurit. Ju nuk mund t’i shihni ato pa mikroskop dhe mund të mendoni se vendi është i pastër, por në fakt nuk është kështu.

Batanija juaj krijon një atmosferë të mrekullueshme për ‘krimbat’ e shtratit.

 

“Krimbat” e shtratit e duan vërtetë shumë të jetojnë në hapësira të errëta dhe të lagura të dyshekut dhe jastëkëve tuaj dhe të ushqehen me qelizat tuaja të vdekura të lëkurës. Kur rregulloni shtratin tuaj në mëngjes, i mbuloni në ambientin e tyre ideal me batanijen tuaj. Në mbrëmje, ushtria (që tani është shumëzuar) fillon të bëjë punën e saj. Ndër efektet e pakëndshme, mund të ketë acarime të lëkurës dhe madje edhe puçrra.

Krimbat e pluhurit bien pikërisht në çarçafët tuaj

©Depositphotos.com

Ndërsa ushqehen me qelizat tuaja të vdekura të lëkurës, ato lënë nënshkrimin e tyre në çarçafët tuaj. Po, krimbat lënë mbetjet e tyre mu në vendin ku supozohet të flesh rehat pas një dite të vështirë. Mbetjet e tyre provokojnë shumë reagime alergjike tek njerëzit. Ju mund të keni dhimbje të syve, teshtitje, dhe madje edhe astmë.

Edhe nëse janë të vdekura, ato janë të dëmshme.

©Depositphotos.com

Si çdo krijesë e gjallë në Tokë, marimangat e shtratit kanë ciklin e tyre jetësor. Por edhe kur ato kanë vdekur, përsëri mund të thithni mbetjet e tyre kur flini. Shkencëtarët pretendojnë se kjo është potencialisht e rrezikshme për njerëzit që janë alergjikë, pasi thithja e këtyre “kufomave” mund të provokojë përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Krimbat e shtratit kanë frikë nga rrezet e diellit.

©Depositphotos.com

Nëse e lini shtratin tuaj të pazbuluar në mëngjes, marimangat ndikohen nga lëvizja e ajrit dhe rrezeve të diellit, të cilat janë vrasësit e tyre natyralë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme ta lini shtratin tuaj të “marrë frymë” për disa orë, në vend që t’i “mbroni” këta nën batanije.

Kur i luftoni ata, mos përdorni spraj insektesh.

©Depositphotos.com

Dermatologët nuk këshillojnë të përdorni spraj për zhdukjen e insekteve nëse doni të shkoni në luftë me këta mysafirë të padëshiruar. Është më mirë të pastroni plotësisht shtratin tuaj me një fshesë me korrent. Sigurisht, nuk do të jeni në gjendje të hiqni të gjitha marimangat, por zvogëlimi i numrit të tyre ndihmon në parandalimin e alergjive.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re