Të ngelësh shtatzënë është aq e thjeshtë, sa edhe aq e vështirë. Shtatzënitë e padëshiruara apo të papritura mund të jenë arsyeja e trishtimit të një çifti në vështirësi të ndryshme, por po aq i madh është trishtimi edhe në rastet kur partnerët tentojnë por femra nuk ngel dot shtatzënë.

Disa nga arsyet e përgjithshme po jua rendisim më poshtë:

Konsumi i tepërt i ushqimeve të shpejta – Fast food, picat, patatet e skuqura, etj, kanë impakt negativ në pjellori, çka do të thotë se e vështirësojnë edhe më shumë procesin e ovulimit. Mundohuni të limitoni dhe të minimizoni këto ushqime. Karbohidratet dhe ushqimet e yndyrshme rrisin me 73% rrezikun e çrregullimeve ovulatore.

Ushtroheni më shumë seç duhet – Ushtrimet fizike mund të përmirësojnë pjellorinë, por është shumë e rëndësishme të ruani një limit të gjërave. Ushtrimet e tepërta mund të ndikojnë në çrregullimin e balancës dhe të çorientojnë ciklin riprodhues. Studimet kanë treguar se ushtrimet e tepërta mund të ndikojnë në mundësinë për të ngelur shtatzënë.

Keni indeks trupor të ulët – Pasja e një indeksi trupor të ulët mund të rrisë rrezikun për mosfunksionim e sistemit ovarian, infertilitet dhe lindje të parakohshme. Çrregullimet e ngrënies mund të shoqërohen me BMI të ulët dhe shumë herë mund të ndikojnë negativisht në mensturacione dhe pjellori.

Partneri juaj është shumë i stresuar – Studimet kanë treguar se fertiliteti i mashkullit lidhet seriozisht me stresin e përditshëm, përfshirë atë në punë, në familje dhe jetën sociale.

Përdorimi i lubrifikantëve të gabuar – Për të përmirësuar mundësinë e të ngelurit shtatzënë, është e rëndësishme të përdorni lubrifikantët e duhur për ju. Ka lubrifikantë, të cilët mund të përmirësojnë fertilitetin e meshkujve, ose të tjerë që përmbajnë jone magnezi e kalciumi.

Nuk llogarisni siç duhet ditët e pjellorisë – Ndonjëherë është disi e vështirë të gjeni në mënyrë ekzakte ditët e fertilitetit. Për këtë ka aplikacione të shumta që ju vijnë në ndihmë dhe bëjnë llogaritjen e nevojshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re