Ja pse nuk mundni te ulni dhjamin ne bark edhe pse mund te keni mbajtur diete dhe keni humbur disa kilograme

– Kontrolloni sasinë e magnezit

Trupi ynë kërkon magnez për më shumë se 300 reaksione kimike, duke përfshirë ritmin e qëndrueshëm të rrahjeve të zemrës dhe rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Po kështu, ky mineral merr pjesë në reduktimin e mbajtjes së lëngjeve gjatë ciklit menstrual, që do të thotë se zvogëlon fryrjen e barkut. Konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me magnez. Magnezi gjendet kryesisht tek perimet me gjethe jeshile, fasulet dhe arrat.

Femrat nën moshën 30 vjeçare kanë nevojë për një sasi të rekomanduar ditore prej 310 mg, ndërsa për ato mbi moshën 30-vjeçare sasia e rekomanduar është 320 mg .

2. Rregulloni problemet me gjumin

Mungesa e gjumit mund të ketë efekte serioze në trashësinë e belit. Gratë që flenë 5 ose më pak orë gjatë natës, kanë një shans për 32% që gjatë 16 viteve, të shtojnë më shumë peshë se sa ato që flinin më gjatë. Përveç kësaj, gratë që flenë katër, në vend të tetë orëve, marrin më shumë se 300 kalori shtesë në ditë, kryesisht nga ushqimet yndyrore.

Reduktimi i gjumit, rrit sekretimin e hormonit grelinë, i cila stimulon oreksin. Për të bërë shtatë deri në nëntë orë gjumë të shëndoshë, largoni të gjitha pajisjeve elektrike nga dhoma e gjumit dhe në dhomë le të mbretërojë temperatura pak më e ulët.

3.Pijet e gazuara

Pijet e ëmbla të gazuara janë të dëmshme për çdo dietë dhe madje edhe pijet pa kalori mund të ndikojnë në “barkun” tuaj. Të ashtuquajturat pije të “lehta”, janë të lidhur me rritjen e vëllimit të stomakut, sepse trupi ynë nuk reagon njësoj në ëmbëltuesit artificial, sikurse kur konsumojnë ëmbëlsirat.

4.Jeni duke bërë ushtrime të gabuara

Nëse vraponi me të njëjtin intensitet, në fillim do të humbni peshë, por së shpejti do të rregulloni metabolizmin tuaj dhe do të pushoni të digjni kalori, menjëherë pas largimit nga pista e vrapimit. Për të reduktuar perimetrin e belit, është më mirë për të ngritur pesha, ose të vraponi sprint, por më së miri është të bëni stërvitje me intensitet të lartë. Këtu përfshihen ushtrimet kardio, vrapimi, noti, çiklizmi, kanotazhi.

5. Kujdes kripën

Nëse ndiheni ndonjëherë i fryrë pas racionit të njelmët, kjo është për shkak se kripa e tepërt ndikon që uji të përhapet nga rrjedha e gjakut në lëkurë. Gati 90 për qind e njerëzve që konsumojnë më shumë se 2.3 mg kripë në ditë, duken më të fryrë në fytyrë.

6. Shmangni alkolin

Disa studime kanë treguar se alkooli mund të rrisë oreksin dhe disa lloje të alkoolit lidhen drejtpërdrejt me depozitat e yndyrës në stomak. Kjo veçanërisht ka të bëjë me birrën nga e cila “rritet” stomaku, ndërsa një studim gjerman zbuloi se konsumimi i alkoolit nga gratë, gjatë gjithë jetës së tyre, ka lidhshmëri me formimin e shtesave të yndyrës në zonën e barkut.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re