Shkarkimet e depove të naftës bruto kanë sjelle probleme në shëndetin e banorëve të fshatit Zharrëz në Patos.

 

Së fundmi gjashtë banorë të kësaj zonë janë paraqitur në spitalin e qytetit të Fierit me shenja helmimi që dyshohet të kenë ardhur si pasojë e kësaj problematike me naftën bruto që derdhet në perroin e këtij fshati.

 

Intoksikimi I banoreve, kryesisht djem të rinj është tejet shqetësues edhe pse pritet dalja e analizave që përfundimisht të ketë një konstatim konkret në lidhje me faktin nëse helmimi I tyre ka ardhur si pasojë e këtij fenomeni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re