Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje presidentit Meta në lidhje me bashkitë e vendit që nuk kanë kryetar të zgjedhur. Në shkresën e KQZ thuhet se pa kryetarë janë tre bashki: Shkodra, Vora dhe Dibra.

KQZ thotë se nuk ka dijeni në lidhje me bashkitë Lushnje, Durrës dhe Rrogozhinë.

Disa ditë më parë presidenti Meta, në një konferencë për mediat tha se menjëherë pasi KQZ të jepte informacionin për bashkitë pa kryetar, do të shqyrtonte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Sipas presidentit, sa kohë që ato janë të pjesshme, presidentit nuk i lind detyrimi që të arrijë dakordësi për datën me të gjithe aktorët politikë në vendin tonë.

“KQZ ka shpallur të pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku.  Valdrin Pjetri, kandidati fitues për kryetar i bashkisë Shkodër, para marrjes së detyrës ka vënë në dijeni KQZ për dhënien e dorëheqjes nga marrja e detyrës. Zo

ti Dionis Imeraj, kryetari i bashkisë Dibër ka depozituar pranë KQZ dokumentacionin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021, pjesë e të cilës është edhe kërkesa e tij për dorëheqjen  për shkak të kandidimit”, thuhet në shkresën e KQZ.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re